Për herë të 21-të, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.
Krejt kjo për shkak që partia e parë nuk po i ka numrat për votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit e madje edhe për të votuar Qeverinë.
Vetëm për të arrirë këtë, Vetëvendosje nuk po dorëzohet duke i kontaktuar tinëzisht deputetët e partive të tjera politike.
Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme që iu bën, këta asessi s’po i largojnë sytë prej LDK’së.
Nënkryetari i kësaj partie, njëherit deputeti, Lutfi Haziri ka deklaruar për Periskopin, se bëhet fjalë për disa deputetë që janë kontaktuar nga VV’ja.
Por, ky tentim i Kurtit, mesa duket i shkoi huq. Pasi, Haziri ka thënë se deputetët s’kanë pranuar një gjë të tillë.
“Po po, janë kontaktu disa deputetë të LDK-së, nuk e di sa saktë.
Por ka pasë, koleët tonë janë tregu korrekt, kanë thënë që na kanë kontaktu, u kanë bërë ofertë bashkëpunimi për votë në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, dhe ne e kemi paraqit qëndrimin tonë, që nuk e thejmë qëndrimin politik të LDK’së, sepse ne jemi një subjekt, një grup parlamentar, votojmë bashkë.
Natyrisht kur të ulen me bisedu, aty ka oferta, e ka gjithcka. Tendenca nuk është vec me mar votën, tendenca është me ta mar deputetin, e me ndryshu kamp politik, fillimisht fillon me votë…”, deklaroi Haziri në Periskopi.
Por jo vetëm kaq.
Vetëvendosje po mundohet të ndikojnë tek deputeteët edhe përmes Maqedonisë së Veriut.
Dy ditë më parë, edhe deputetja Duda Balje, tha se në këmbim të votës pro kryeparlamentarit të propozuar nga Vetëvendosje, i është ofruar mundësi punësimi si profesoreshë në një universitet në Maqedoni të Veriut.
Edhe Ramush Haradinaj nga AAK, deklaroi para mediave se Mexhiti i VLEN-it me kërkesë të ka kontaktuar Adem Hoxhën në mënyrë që të ndryshojë qëndrimin për votim.
“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktu Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini.
“E kanë kuzhinën e njëjtë atje, me këtë këtu. Qeveria atje nuk ka qenë aq miqësore ndaj shumë vlerave. Po shihet që e kanë një kuzhinë”, ka shtuar Haradinaj, që ka përmendur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Izet Mexhiti, si njërin prej këtyre personave”, u shpreh Haradinaj.
Ndryshe. Vetëvendosja ka rënë në 53 vota në seancat konstitutive ndërsa i duhen sw paku 61 për Albulena Haxhiun.
Deri tani s’ka sinjale pozitive për ndonjë ndryshim për seancën e nesërme që do të mbahet