Përfundon rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota

Publikuar më:

Pas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rinumërimin e votave të LDK-së në Vushtrri, rezultatet e reja kanë sjellë ndryshime të konsiderueshme për disa kandidatë të kësaj partie.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Telegrafi, rinumërimi ka ndikuar në rezultatin e 92 kandidatëve, ndërsa më së shumti vota u hoqën nga Xhafer Tahiri, i cili humbi 88 vota, dhe Bashkim Gashi, i cili humbi 55 vota.

Rrezarta Krasniqi, e cila kishte bërë ankesën për manipulime, humbi një votë pas rinumërimit.

Ndërkohë, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu hoqën 26 vota të cilat kishin rezultuar tepër.

Nga ky proces, më së shumti përfituan Lulzim Zhegrova dhe Donjeta Dragusha, të cilëve iu shtuan 63 dhe 65 vota përkatësisht.

Përveç këtyre kandidatëve, rinumërimi ndikoi edhe te shumë të tjerë, por ndryshimet në vota për 92 kandidatë ishin kryesisht të vogla dhe nuk kalonin 20 vota diferencë./Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.