Për një ditë zhduken dy vajza në Mitrovicë, janë 13 dhe 14 vjeçare

Publikuar më:

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, dy prindër kanë raportuar dy raste të ndara në qytetin e Mitrovicës, pasi vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sinjali mëson se rastin e parë e ka denoncuar një shtetase e Shqipërisë, e cila ka pohuar se vajza e saj 13-vjeçare ka dalë nga shtëpia pasditën e së dielës dhe nuk është lajmëruar më.

E, pak më vonë në Polici u paraqit edhe babai i një tjetër të miture, i cili ka deklaruar se vajza e tij 14-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për fatin e saj.

Denoncimi i prindërve ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzave  dhe zbardhjen e rrethanave të rastit

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.