Pas afro katër dekadash kontribut të palodhshëm në arsim, Tafil Peci, drejtori i Shkollës Fillore “Elmaz Peci” në Rahovë, është pensionuar, duke lënë pas vetes një trashëgimi të pasur në edukimin e brezave të rinj.
Me rreth 40 vite përvojë në sistemin arsimor, nga të cilat 22 vite si drejtor i shkollës, Peci ka qenë një figurë e respektuar dhe shtyllë e fortë për komunitetin arsimor në Rahovë. Ai u përshëndet me mirënjohje dhe respekt nga familja, kolegët dhe komuniteti, me rastin e ditëlindjes së 65-të dhe pensionimit të tij.
Në një mesazh emocionues, e bija e tij ka përshkruar rrugëtimin e babait si një jetë të tërë përkushtimi, dashurie dhe pune të ndershme, duke theksuar se ai ka qenë shembull frymëzimi jo vetëm për familjen, por edhe për brezat e rinj. “Ti ke qenë një shtyllë e fortë për familjen dhe një shembull frymëzues për brezat e rinj… Pensionimi nuk është një fund, është një fillim i ri”, thuhet ndër të tjera në urimin e saj.
Tafil Peci largohet nga detyra me dinjitet e mirënjohje, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit në Rahovë./jepizë