Patrulla e KFOR-it vërejti katër automjete që hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndërhyn në veri

Publikuar më:

Të martën në fshatin Bune të Zubin Potokut njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur tri vetura dhe një furgon, që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë.

Pas kësaj, njësia policore i është përgjigjur rastit, ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar.

“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe joalkoolike. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.