Pas tri ditësh Vuçiqit i jepet çmimi “Çelësi i Qytetit të Mitrovicës”

Publikuar më:

Strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë vazhdojnë aktivitetin e tyre në Kosovë. I ashtuquajturi “Organ i përkohshëm i Komunës së Mitrovicës” do t’i ndajë “Çelësin e Qytetit” dhe atë që quhet “Karta e Artë” ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit për propagandë, Aleksander Vuçiq.

Një gjë e tillë nga kjo strukturë paralele e ilegale do të bëhet më 23 nëntor, në ditën që serbët e konsiderojnë si “Dita e çlirimit të qytetit”, shkruan Kosovo Online.

Një gjë e tillë do të bëhet siç thuhet në “shenjë falënderimi për gjithçka që Vuçiq bën për të mirën e popullit serb dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbështetjen për stabilitetin ekonomik, strehimin dhe zbatimin e projekteve të shumta infrastrukturore”.

Kjo ceremoni siç shkruan Kosovo Online do të mbahet në atë që serbët e quajnë “Pallati i Mitrovicës” në orën 11 e 30.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.