Pas sulmit të lojtarëve dhe disa tifozëve të Vushtrrisë nuk vazhdon ndeshja me Trepçën

Publikuar më:

Pas sulmit të realizuar nga lojtarët dhe tifozët vushtrrias ndaj lojtarëve të Trepçës është ndërprerë ndeshja e hendbollit.

Fillimisht Halim Miftari i Vushtrrisë goditi një lojtar të Trepçës dhe më pas u krijua tollovi mes lojtarëve. Portieri rezervë i Vushtrrisë vrapoi dhe ndezi situatën. Më pas kishte hedhje të shisheve e gjësendeve të ndryshme të forta në drejtim të lojtarëve të Trepçës.

Më pas kanë hyrë huliganë të ndryshëm në fushën e lojës dhe kanë goditur me grushte e shkelma lojtarët e Trepçës.

Sulmi ka zgjatur për disa minuta, ndërsa janë përfshirë edhe zyrtarë të klubit Vushtrria.

Në palestrën në Vushtrri kishte policë, por që nuk ofruan fare siguri për skuadrën mysafire. Ndeshja u ndërpre në fillim të pjesës së dytë, kur Trepça kishte epërsi prej katër golave.

Me gjithë sulmin e rëndë, zyrtarët e ndeshjes kanë bërë përpjekje për ta vazhduar ndeshjen. Por këtë e ka refuzuar Trepça që kishte lojtarë të sulmuar e të lënduar.

Video

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.