Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë e Departamentit për Kufirin, gjatë realizimit të detyrave në zonën veriore të vendit, kanë identifikuar dhe ndaluar një rast të dyshuar për kontrabandë mallrash.
Më 2 qershor 2025, në një rrugë ilegale në fshatin Junake të komunës së Zubin Potokut, janë ndaluar tri automjete transportuese (furgonë) të cilat dyshohej se po shfrytëzoheshin për kontrabandimin e mallrave të ndryshme.
Gjatë kontrollit të kryer nga njësitë policore, është konstatuar se automjetet transportonin sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore, përfshirë mish dhe produkte bulmeti që po barteshin në kushte të palejuara higjieno-sanitare, duke përbërë rrezik potencial për shëndetin publik.
Po ashtu, janë gjetur produkte të tjera ushqimore, pije alkoolike dhe artikuj higjienikë, të dyshuara si të kontrabanduara.
Lidhur me rastin, një person është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa malli i konfiskuar është dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedurat e mëtejme