Paradite infermier, pasdite mjeshtër – Besim Fejza detyrohet t’i mbajë dy puna – ai kontribon me dy profesionet edhe në vendin e tij të punës

Publikuar më:

Edhe pse me profesion është infermier në shërbimin e Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Besim Fejza nuk ndalet së kontribuari për institucionin ku punon.

Përveç angazhimit të tij profesional, ai vullnetarisht dhe jashtë orarit të punës ofron ndihmën si mjeshtër metali, duke rregulluar pajisje dhe ambiente teknike brenda QKMF-së – pa asnjë kompensim financiar.

Me përvojë të gjatë në punët teknike, Fejza ka ndërhyrë për të riparuar defekte në infrastrukturën e objektit, duke dëshmuar përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj komunitetit dhe kolegëve të tij.

Ky shembull i punës dhe përkushtimit është një dëshmi se vlerat e solidaritetit dhe profesionalizmit janë ende të gjalla në mesin e punonjësve të shëndetësisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.