Pamje të rralla të dëshmorit Harun Beka kur organizonte protesta në Gjermani në vitin 1998

Publikuar më:

Harun Beka i cili la jetën luksoze në Gjermani për të luftuar për çlirimin e vendit ishte organizator edhe i protestave.

Ai së bashku me Sabri Durakun, Bedri Veselin e shumë veprimtarë organizuan protesta në Duseldorf në vitin 1998 për sensibilizimin e luftës në Kosovë.

Nazmi Beka ka publikuar pamje nga kjo protestë të cilat nuk ishin bërë publike më parë.

“Pamje për herë të parë të Heroit të Kosovës Harun Beka

Organizator i protestës së bashku me Sabri Durakun, Bedri Veseli e shumë veprimtar”, ka shkruar Beka.

Ndryshe Beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të popullit shqiptar, sepse për herë të parë u bë thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Harun Beka kishte ardhur nga Gjermani dhe kishte rënë dëshmor në këtë betejë bashkë me Agim Ramadani Sali Çekun.

Trupi i Harunit bashkë me dëshmorë tjerë të Koshares, sot prehen në kompleksin e këtij vendi ndërsa në qytetin e Mitrovicës është ngritur permendorja e tij.

JU REKOMANDOJMË