Pakënaqësi e madhe tek ushtarët e FSK-së: Kujdestaritë nuk po paguhen, ndërsa udhëheqësit krenohen me “Defender25” dhe fotografitë me ushtarët

Publikuar më:

Një pakënaqësi e theksuar po përshkon radhët e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), veçanërisht atyre që shërbejnë me kujdestari. Një burim brenda FSK-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ka ngritur shqetësimin për mospagesën e kompensimeve për punën jashtë orarit dhe kujdestaritë – të drejta të garantuara me ligj.

Sipas tij, deri më tani, kompensimet për periudhën janar – maj 2024 dhe për janar 2025 janë realizuar, ndërsa për muajt tjerë pagesat mungojnë, ndonëse dokumentacioni është përgatitur sipas rregullave dhe procedurave ligjore në fuqi.

“Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi të madhe dhe ka ndikuar seriozisht në motivimin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së. Përderisa ushtarët përballen me vonesa të kompensimeve për orët shtesë, liderët institucionalë vazhdojnë të shfaqen publikisht në fotografi me ushtarët, shpesh duke i instrumentalizuar ata për qëllime politike,” thotë burimi.

Ai shton se kjo mospërputhje mes retorikës publike dhe realitetit në terren po lë pasoja afatgjata në moralin e trupave dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa urgjente për të adresuar këtë problem

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.