Ojq “QIKA” reagon me shqetësim pas anëtarësimit të Gazmend Halilaj në Guxo

Publikuar më:

Organizata QIKA ka reaguar pas anëtarësimit të Gazmend Halilajt në partinë Guxo. Ai ishte akuzuar për sulmin seksual ndaj një të miture në Drenas.

Nga kjo organizatë kanë shprehur shqetësimin në lidhje me anëtarësimin e tij në një parti politike, i cili ishte i akuzuar për keqpërdorim seksual të një vajze të mitur në Drenas.

Madje, aty theksohet se ai është amnistuar me një fjalor glorifikues, piedestalizues dhe idealizues.

“Kujtojmë se, sipas raportimeve mediatike, Gazmend Halilaj ishte dënuar në shkallë të parë me 2 vite burg për keqpërdorim seksual të një të miture, vendim që u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit dhe më pas u dënua sërish me 4 vite burgim.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet qartazi: “Ekzistojnë prova si ‘screenshot-e’ dhe incizime audio të cilat vërtetojnë dyshimet se Halilaj e ka keqpërdorur detyrën e tij dhe ka shfrytëzuar viktimën.” Më tej thuhet: “I pandehuri Gazmend Halilaj, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka keqpërdorur dhe tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që, duke përfituar nga ai rast, është afruar aq shumë me të dëmtuarën, sa që më pas ka filluar ta keqpërdorë seksualisht dhe ta manipulojë, duke e shtyrë që ajo t’i denoncojë persona të tjerë për keqpërdorimet seksuale që ia kishin bërë” – thuhet tutje

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.