Nuk e pagoi gjobën pasi u dënua për drogë, 40-vjeçari nga Mitrovica arrestohet dhe dërgohet në burg

Publikuar më:

Kur një person i akuzuar dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës. Mospagesa e gjobës i ka kushtuar me burgim një 40-vjeçari në Mitrovicë, i cili ishte dënuar për një rast në të cilin ishte përfshirë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, 40-vjeçari është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Burime e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për E.Ademin, i cili ishte dënuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjykata i kishte shqiptuar dënim me gjobë, por i njëjti nuk ka arritur ta kryejë pagesën dhe për pasojë përfundoi prapa grilave.

Me t’u përfunduar procedurat policore pas arrestimit të tij, Policia e ka dërguar 40-vjeçarin në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.