Një dinosaur projektohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Publikuar më:

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit projektuan një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë mbrëmjen e kaluar për të shënuar fundin e samitit global të klimës COP26 në Glasgow dhe në mbështetje të fushatës globale të UNDP-së për ndryshimet klimatike.

Në një komunikatë nga UNDP njoftohet se ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me figurën e Dinos për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për urgjencën për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimin në energji më të pastër.

“Po projektojmë Dino-n në Prishtinë për të shënuar fundin e samitit global të klimës, COP26. Dinosauri Frankie është figura kryesore e fushatës globale të UNDP-së për klimën. Miku ynë që ka jetuar para 66 milionë vjetësh ka një mesazh të fuqishëm për ne. Ai u zhduk për shkak të një asteroidi. Ai na pyet pse jemi duke shkuar drejt shfarosjes. Ne jemi duke u përballur me një krizë klimatike – por ende mund të shmangim ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës duke punuar së bashku dhe duke rritur veprimet për klimën. Përmes kësaj fushate, UNDP inkurajon reformën e subvencioneve të karburanteve fosile si një hap vendimtar në luftimin e krizës klimatike dhe lëvizjen drejt një rikuperimi gjithëpërfshirës dhe të gjelbër nga COVID-19”, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Frankie Dino, tipari kryesor i fushatës, është kryprotagonist në një video të shkurtër duke dërguar një mesazh që duhet të veprojmë tani – përpara se kërcënimi i shfarosjes së njerëzimit të bëhet realitet.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.