Një 30-vjeçare ka rrezikuar shëndetin e saj, pasi kishte gëlltitur një gjilpërë

Publikuar më:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se një grua 30 vjeçare ka rrezikuar shëndetin e saj,  pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë).
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se gjilpëra kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

Ndërkaq menjëherë pasi është parë gjendja e pacientes ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, është arritur të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

“Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.