Një 10-vjeçar në Vushtrri – goditet me telefon dhe shuplakë nga një i rritur

Publikuar më:

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku një fëmijë 10-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person i rritur.

Siç mëson Sinjali, në në Stacionin Policor të Vushtrrisë është paraqitur nëna e viktimëse cila ka deklaruar se, djali i saj kishte qenë së bashku me një shok të tij, duke shkuar për vizitë tek një mik, por gabimisht kishin trokitur në derën e një banese tjetër, duke shtypur zilen e një personi të panjohur.

Pas këtij veprimi të padëmshëm, i dyshuari kishte dalë jashtë dhe fillimisht kishte fotografuar fëmijët, e më pas, sipas ankueses, e kishte goditur djalin e saj me telefon në ballë dhe me shuplakë në fytyrë.

Fëmija ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e qytetit për shkak të lëndimeve të lehta trupore që ka pësuar si pasojë e këtij sulmi.

I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga njësia e hetimeve, por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijës.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”, dhe ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë.

Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.