Nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, e përkujton ish-bashkëlojtarin e ndjerë, Erion Kajtazi

Publikuar më:

Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, nuk e ka harruar ish-bashkëlojtarin e tij në Përfaqësuesen e Kosovës, Erion Kajtazi.

Jashari, i cili luan te FC Prishtina, e ka përkujtuar Erionin në ditëlindjen e tij përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Gjithmonë në zemrat tona shoku jonë Erjon”, ka shkruar Igball Jashari në fotografinë e postuar me Elmedin Ramën, i cili gjithashtu ka luajtur te grupmoshat e Kosovës me Erionin.

Igball Jashari dhe Erioni kanë qenë shokë dhome në grumbullimet e tyre me Kosovën.

Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar pas një sulmi kardiak.

Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.

Erioni që është konsideruar se e ardhmja e futbollit të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.