Nga një muaj paraburgim për pesë personat që u kapën me 75 kilogramë drogë

Publikuar më:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë të pandehurve B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. për shkak të dyshimit te bazuar se kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç, konform nenit nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. si dhe i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.