Nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 3 prilli do të fillojë dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të veturës për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjobat do të dërgohen tek kundërvajtësit përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-Kosova.

“Çka duhet të dini? Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit. Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se qytetarët kanë edhe lehtësira të cilat janë: Përfitojnë 50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor dhe kanë të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.