Nesër shi dhe borë, temperaturat në rënie

Publikuar më:

Të reshura shiu dhe bore do të përfshinë vendin të enjten, që nga orët e hershme të mëngjesit.

Herë herë po pritet të jenë më intenzive.Në zona më të larta të reshurat mund të jenë më shumë të borës.

Më vonë pasdite në disa pjesë të vendit pritet të pushojnë, nga perëndimi e veriu. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 3C, derisa ato maksimale nga rrafshi i Kosovës, mbesin në 3C, e nga Dukagjini mund të shënojnë rritje deri në 6C e 7C. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Ditën e premtë mbetet më tutje ftohtë dhe kryesisht vranët, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh lokal bore. Temperaturat maksimale 3C e 5C. Nga dita e shtunë vransirat shpërndahen, e prej ditës së diel më shumë diell dhe temperaturat në rritje deri në 10C e 12C. Minimalet zbresin në -2C e 0C. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Me të reshurat e parashikuara, të enjten situata mbetet ende e favorshme që ndotësit ajror të jenë më të shpërndarë, e indeksi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Nga dita e premtë, orëve të mbrëmjes me qetësimin e erërave, ndotësita ajror ngelen më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta, derisa të shtunën mund të qëndrojë më shumë në vlera të dobëta, edhe gjatë ditës, e herë herë të kaloj në shumë të dobëta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.