Nesër paralajmërohet borë e erëra të furishme në vend tonë

Publikuar më:

Reshjet e shiut të enjten gjatë mëngjesit do të shndërrohen në borë, me rënie të temperaturës, që deri në mbrëmje mund të zbres deri në -5C. Kështu ka paralajmëruar meteorologu kosovar Mendim Rugova.

Sipas tij, shtresa bore formohen edhe përgjatë pjesë të ulëta të vendit.

“Të premten mbi vend mbeten të pranishme më shumë vranësira, e sërish fillojnë të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C, maksimalet. Në mbrëmje intensifikohen, e me kalimin e frontit të ftohtë, shndërrohen sërish në reshje dëbore, me temperatura maksimale që të shtunën zbresin në 0C e 2C. Ditën e shtunë vranësirat shpërndahen, e priten më shumë kthjellime. Minimalet pësojnë rënie në -4C e -6C, e maksimalet në një rritje graduale deri në 6C”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.