Nëna e ushtarit të FSK-së thotë se në mungesë të kuzhiniereve, djali i saj po detyrohet të gatuaj për ushtarët e tjerë

Publikuar më:

Ushqimi i pjestarëve të FSK-së gjatë këtij muaji zgjoi reagime të shumta në opinion.

Së fundi, një grua, nënë e një ushtari përmes emisionit 10×10 në Kanal10, bëri të ditur se përgaditjen e tij tashmë kanë filluar ta bëjnë edhe vet ushtarët.

“Unë jam një nënë e një ushtarit.  Ato videot që po i shihni, ushqimi është por nuk ka kush me e përgadit”, tha fillimisht ajo.

Tutje, dëgjuesja e Radio 10 bëri të ditur se rendin për neser e ka djali i saj ushtar.

“Tash nesër, psh djali jem është gjithë ditën në kuzhinë me përgadit ushqim. Popo, vet e përgadisin.  Kushtet çfare mundem me qenë kur këta vet duhet me përgadit. Kush i furnizon nuk e di por këta duhet vet me përgadit.  Prej të enjtës”, shtoi tutje ajo.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.