Në 2024-ën, VV-ja me vlera milionëshe të të hyrave dhe shpenzimeve

Publikuar më:

Në “Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorit të pavarur” për vitin 2024  të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Auditori për LVV-në thotë se kanë konstatuar që për disa raste të blerjeve të shpenzimeve VV-ja ka pranuar vetëm kupona fiskal dhe nuk ka dokumentacion relevant mbështetës, që do të mund të arsyetonin dhe mbështesnin shpenzimet e ndodhura, gjithashtu është vërejtur se ka raste kur faturat e shpenzimeve nuk janë të lëshuara në emër të subjektit politik, por në emër të anëtarëve apo menaxhmentit.

Sipas auditorit, kjo praktikë bie ndesh me kërkesat ligjore dhe rregullative në fuqi, të cilat kërkojnë që shpenzimet e subjektit politik të jenë të dokumentuara me fatura të rregullta dhe të lëshuara në emër të vetë subjektit.

VV-ja në vitin 2024 ka shpenzuar 1 milionë e 805 mijë e 296 euro e 56 cent. Kurse të hyra ky subjekt politik shënon 2 milionë e 337 mijë e 168 euro e 74 cent.

Pasuritë afatgjata janë 130 mijë e 436 euro e 32 cent, si dhe pasuritë afatshkurta 1 milionë e 884 mijë e 275 euro e 58 cent. Sipas KQZ-së, gjithsej pasuritë bashkë janë 2 milion e 14 mijë e 711 euro e 90 cent.

Ekuiteti është 1 milionë e 852 mijë e 890 euro e 79 cent. Ndërkaq, detyrimet afatgjata dhe afatshkurta kapin vlerën e 161 mijë e 821 euro e 79 cent.

Për të parë raportin e plotë për VV-në klikoni këtu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.