Ndyshon moti, temperaturat bien deri 23 gradë

Publikuar më:

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos gjatë orëve të para të 24-orëshit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-65 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C.

Gjatë orëve të pasditës, konkretisht më vonë, temperaturat në lokalitete pritet të zbresin deri në 15°C.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.