Ndodh edhe kjo: Hajni vjedh ditarët e një shkolle, kapet nga kamerat e sigurisë

Publikuar më:

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të pajisjeve të ndryshme dhe inventarit.

Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në shkollën fillore në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë dhe u denoncua sot nga drejtori.

Hajni ka hyrë dhunshëm, duke shkatërruar dritaren dhe sallën e arsimtarëve dhe ka depërtuar brenda pa u penguar, kjo pasi objekti gjate natës nuk ka roje për shkak se ka kamera të sigurisë.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka arritur t’i vjedhë katër ditarë të klasave të ndryshme dhe të zhduket me shpejtësi, por që gjithçka është regjistruar në pamjet e kamerave.

Pasi u zbulua sot incidenti, drejtori i shkollës ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “Vjedhje të rëndë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.