Me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e vogëlushes Nina Dragusha, e cila humbi betejën më të rëndë të jetës së saj.
Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar prindërit e saj përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.
„Nina sot na la,“ – shkruhet në postim.
Nina ishte diagnostikuar një vit më parë me tumorin Neuroblastoma, i lokalizuar në zonën e abdomenit. Pas diagnostikimit, qytetarët reaguan menjëherë dhe në kohë rekord u mblodhën fondet e nevojshme për trajtimin e saj jashtë vendit. Megjithë përpjekjet dhe shpresën e madhe, Nina nuk ia doli dot.