Musliu: Albini është nomadi i vërtetë, fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë

Publikuar më:

Deputeja e PDK-së Ganimete Musliu, në një përgjigjie për klankosova.tv, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, duke thënë se nomadi i vërtetë është Albin Kurti.

Ky qëndrim i saj vie pas termit ofendues, që Kurti shfaqi sot karshi opozitës, transmeton klankosova.tv.

”Albin Kurtit i ka humbur topi fare. Narracioni ofendues dhe përçarës do t’i kthehet bumerang”.

”Ai përdor terminologji të papërshtatshme ndaj nesh me qëllim të thellimit të krizës politike sepse atij është duke i konvenuar vakumi institucional”.

”Nëse dikujt i përshtat më se miri termi “nomad” atëherë ky person është vet Albin Kurti të cilin me Kosovën nuk e lidhë as e kaluara, prejardhja e tij, as e ardhmja sepse ai fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë”.

”Albini në Kosovë nuk as shtëpi sepse e ka blerë në Norvegji. Ne kemi një atdhe, kemi një pasaportë.Në Kosovë ne na pushojnë eshtrat e të parëve tanë. Ne kemi tokë e shtëpi dhe një ditë do prehemi në këtë dhe”, u shpreh ajo për klankosova.tv.

”Pra, Albini është nomadi i vërtetë pa asnjë emocion për dheun e quajtur Republika e Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.