Muja: PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe janë bashkë në këtë lojë, për të bllokuar Kuvendin

Publikuar më:

Ka dështuar për herë të nëntë përfundimi i seancës konstituve. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Avni Dehari, ka propozuar që këtë herë votimi për kryeparlamentarin të bëhet i fshehtë. Kjo është kundërshtuar nga të gjitha grupet parlamentare, përveç LVV-së.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në studion e emisionit “Gazeta” ka akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe se janë bërë bashkë për të pamundësuar konstituimin e Kuvendit.

“E them decidivishtë, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë bashkarishtë në këtë lojë për të bllokaur Kuvendin e Kosovës, sot është e qartë, ka qenë edhe tek votimi, përpjekja për të bllokuar mandatimin e deputetëve, është e qartë edhe sot”, ka thënë Muja.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.