Një qytetar i Mitrovicës e ka denoncuar dje një rast një polici, pasi pretendon se është kërcënuar nga një person.
Sipas tij deri te rasti ka ardhur pasi ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, të cilën i dyshuari përmes një mesazhi kërcënues i ka kërkuar që ta fshijë, transmeton lajmi.net.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu 01.12.2023 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një postimi të një video në rrjetet sociale, një person i panjohur i ka shkruar mesazh kërcënues që të fshij videon. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së