Mitrovicasi sulmon policët me mjet pune, arrestohet nga Policia

Publikuar më:

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur të shtunën në rrugën “Korqa-Vaganicë” në Mitrovicën e Jugut, ku një person ka sulmuar zyrtarët policorë në momentin kur këta të fundit ishin duke e shoqëruar për në stacion policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:00 të datës 04.05.2025, njësia policore e angazhuar nga Hetimet e SP Mitrovicë Jug ka tentuar ta sjellë në stacion të dyshuarin Shefki Hyseni, 47 vjeçar, për ta intervistuar lidhur me një informacion të marrë nga një qytetar.

Por, sapo i është bërë me dije arsyeja e shoqërimit, Hyseni ka reaguar ashpër duke ofenduar dhe kërcënuar zyrtarët policorë. Më pas, ai ka kapur një mjet metalik pune libellë dhe është drejtuar me të në drejtim të policëve, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në ndalim për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.