Misioni i kosovarit: Eci 1900 km nga Gjermania në Kosovë, nëpër Serbi

Publikuar më:

Shtetit ku e kishte destinacionin final, e mbërriti. Në ditën e 42-të sfidës që ia vuri vetes, këmba e Arbert Lubeniqit shkeli në tokën e Kosovës. 

Kjo ndodhi të enjten në mesditë, në Jarinje, pikën kufitare me Serbinë.

Udhëtimi prej gati 1900 kilometrash nuk iu duk aq i gjatë e i vështirë 53-vjeçarit që u nis në këmbë nga Kasseli i Gjermanisë, më 18 prill, për të mbërritur në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Kjo kauzë e tij u ndërmorr për t’i ndihmuar fëmijët dhe personat e moshuar me aftësi të kufizuara, duke sjellur pako materiale për ta, në bashkëpunim me një fondacion Suedez.

Arbert Lubeniqi synon që më 1 qershor të arrijë në Prishtinë, ndërsa fëmijëve, me rastin e ditës së tyre, t’ua bëjë dhuratë një ekskurzion gjithëditor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.