Ministrja e dorëhequr avancon asistenten e saj në MASHT

Publikuar më:

Ministria e Arsimit, në detyrë, Arbërie Nagavci ka avancuar në pozitë asistenten e saj e cila ishte edhe aktiviste e VV-së. Besarta Haskaj-Balaj, që mbante pozitën asistente administrative në kabinetin e ministres, tashmë si duket do i duhet të zhvendoset.

Besarta Haskaj-Balaj, asistente e Nagavcit është përzgjedhur për një konkurs pune po në këtë ministri.

Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin që vërteton se asistentja e Nagavcit është avancuar.

Ajo ka dal si kandidatja fituese më së shumti pikë të fituara.

Besarta Haskaj-Balaj grumbulloi 91 pikë për pozitën “Zyrtar i Lartë për Mësimin Plotësues për Mërgatë“.


“Njësia e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bazuar në paragrafin11 të nenit 39 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, neni 11, paragrafi 2 dhe 3 të Rregullores (QRK) Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbim Civil, në fazën e vlerësimit përfundimtar në procedurën e konkursit me RN00016566, për pozitën Zyrtar i Lartë për Mësimin Plotësues për Mërgatë/ Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas procesit të testimit me shkrim dhe fazës së intervistimit me gojë, shpall kandidatin fitues me më shumë pikë të fituara: Emri dhe mbiemri: Besarta Haskaj-Balaj“, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi.

Kush është Besarta Haskaj-Balaj?


E përzgjedhura nga Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Besarta Balaj është asistente administrative.

Të dhënat e saj dhe pozita janë bërë të ditura edhe web-faqen e MASHT.

Por, e njëjta siç merr vesh Insajderi, ishte edhe aktiviste e VV-së.


Ajo është edhe gruaja e aktivistit të VV-së, Egzon Balaj.

Se Balaj është i përkushtuar ndaj partisë që ka tani pushtetin, e dëshmojnë edhe postimet e tij në rrjetin social “Facebook”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.