Ministri Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Flet mjekja

Publikuar më:

Mjekja Zana Luci, që është përzgjedhur drejtoreshë në repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në qytetin Lindau të Gjermanisë, ka folur për vështirësitë dhe pengesat me të cilat u ballafaqua përderisa arriti në këtë post.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për shëndetësinë në Kosovë, ku tregoi se i ka ofruar direkt mbështetje vullnetarisht Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo të njëjtit e kanë refuzuar.

“I kam ofru Ministrisë së Shëndetësisë punë vullnetare, mirëpo nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Ka qenë muaji dhjetor dhe unë desha vullnetarisht të vij dhe të kontribuoj në trajnime, apo edhe në aspektin operativ, mirëpo s’pati përgjigje”.

Madje, ajo tha se foli drejtërdrejtë me ministrin Arben Vitia, por që u neglizhua. Kësisoj, ajo tha se duhet të ndryshojë sistemi i shëndetësisë në Kosovë dhe se është e gatshme që të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me autoritetet kosovare, në të mirë të shëndetësisë.

46-vjeçarja, Zana Luci me prejardhje është nga Prishtina, ndërsa studimet për mjekësi i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.