Milazim Krasniqi emocionon të gjithë me urimin për Memlin pas zgjedhjes si kryetar i PDK-së

Publikuar më:

Profesori Milazim Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka uruar me fjalë emocionuese birin e tij, Memli Krasniqin, pasi ky i fundit sot u zgjodh kryetar i PDK’së.

Krasniqi tha se për familjen e tij, kjo arritje e Memlit, është përmbushje e besimit që kanë pasur në të.

Tutje, Krasniqi tha se PDK’ja është pjesë substanciale e lirisë dhe ndërtimit të shtetit, e sipas tij, të udhëheqësh PDK’në i bie ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti.

Milazim Krasniqi ishte një ndër themeluesit e LDK’së, parti rivale e kësaj që udhëheq Memli Krasniqi, nga sot e tutje.

Gjatë votimit për zgjedhjen e tij kryetar, 476 delegatë votuan, 7 nga ta kundër dhe një abstenim. Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK’së pa kundërkandidat.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të profesorit Krasniqi:

Zgjedhja e Memlit për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, për mua, Ediben dhe gjithë familjen tonë, është një përmbushje e besimit që gjithnjë kemi pasur dhe e kemi në Memlin, si një djalë i mbarë, i suksesshëm, i dashur, i përkushtuar, me vlera të larta njerëzore. Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, në të gjitha projektet, sepse ne e dimë që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme, për familjen e për vendin tonë të dashur. Prandaj e ka përkrahjen tonë të plotë edhe në detyrën e tij të re dhe më shumë përgjegjësi. Të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit tonë. Ne besojmë se historia e lavdishme e këtij projekti politik dhe oferta e re për kohën që kemi përpara, do t’i prijë Memlit tonë drejt sukseseve të reja. Urime, babush! Zoti të ndihmoftë!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.