Miku i Faton Pecit dhe vëllai i sekretarit të MAPL’së, një hap larg për ta fituar një pozitë pune në AUV – dyshime për konkurs të kurdisur

Publikuar më:

Abdullah Qelës, vëllait të Jeton Qelës, sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administritmit dhe Pushtetit Lokal, që u emërua në pushtetin e Vetëvendosjes dyshohet se i është kurdisur konkursi në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për pozitën e zyrtar i lartë për buxhet dhe financa.

Abdullah Qela, vëllai i Jeton Qelës, mikut të ministrit Faton Peci, nuk i duhet shumë kohë që të adaptohet në pozitën e re që pritet të fitojë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga konsulenti që momentalisht ka kontratë në Agjenci të Ushqimit dhe Veterinarisë, ai pritet të shkojë në Drejtorinë e Financave.

Periskopi ka deshifruar me dëshmi se si nga konsulenti që është punësuar fillimisht, Abdullah Qelës i është hapur pozita e punës në këtë agjenci që është nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Abdullah Qela në tetor të vitit 2023, kishte fituar kontratë në cilësinë e konsulentin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për periudhën kohore 36 muaj. Kontrata që Qela kishte fituar në AUV peshon mbi 20 mijë euro në institucionin që kujdeset për sigurinë ushqimore.

Periskopi merr vesh nga burime brenda Ministrisë së Bujqësisë se Qela momentalisht është duke kryer punën e depoistit, e jo për atë që ka fituar kontratën, si konsulent individual për shërbime në Fushën e Buxhetit dhe Kontabilitetit në Zyren e Financave.

Përkundër që Qela ka ende kontratë për konsulent në fushën e buxhetit, gjegjësisht depoistit, ai ka kaluar fazën e parë për tu rekrutuar në administratën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në mesin e 19 kandidatëve që kanë rezultuar të suksesshëm i pari në listë është, Abdullah Qela, vëllai i sekretarit të MAPL-së, Jeton Qela.

Nuk është sekret që vëllezërit Qela janë miq të afërt të Ministritë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Gara është vetëm për një pozitë, megjithatë, për këtë pozitë kanë kandiduar gjithsejt 19.

Më 17 prill është publikuar lista e verifikimit paraprak, që pas kësaj kandidatët i nënshtrohen testit me shkrim e pastaj intervistën me gojë.

Periskopi gjatë ditës së martë ka kontaktuar, Abdullah Qelën për të pyetur rreth konkursit dhe punën siç e ka fituar në AUV si konsulent individual. Por, i njëjti ka kërkuar që pyetjet t’i dërgojmë përmes email.

“A mundeni me m’shkru e-mail të lutem”, ka thënë Qela përmes telefonit.

Periskopi po atë ditë, i ka dërguar e-mail Qelës, por, i njejti deri në publikimin e artikullit nuk është përgjigjur.

Sërish, Periskopi të premten ka kontaktuar Qelën përmes telefonit, por i njëjti sërish nuk është përgjigjur pyetjeve tona rreth konkursit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.