Mijëra mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës këtë fundjavë, mbushen kufijtë

Publikuar më:

Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë vikendi. Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pikëkalimet kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha e gjatë.

Qendra kombëtare për menaxhimin kufitar, në përditësimin e fundit (18:52), njofton se pritjet më të mëdha janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë (120 minuta) dhe te Dheu i Bardhë (80 minuta).

Pritje relativisht e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Jarinje, rreth 15-20 minuta, po ashtu edhe në Vërmicë, rreth 10-15 minuta.

Në pikëkalimet kufitare ku pritja është më e gjatë, janë krijuar kolona më të gjata, ndërsa në pikëkalimet tjera, pritja është deri në pesë minuta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.