Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport
Kjo me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor.
‘’Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien’’ thuhet në njoftim.
Më tutje është bërë e ditur se me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim:
Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër
Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.
Përmes këtij vendimi të sotëm, që hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.
Ky vendim siguron konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës