Mërgimtari Tahir Racaj e quan ish ushtarin e UÇK, tani kryeprokurorin kondom të oligrakëve dhe zagar e jaran me Radojçiqin

Publikuar më:

Mërgimtari Tahir Racaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të raportit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit Kosova renditet e fundit në rajon për lirinë e medias. Racaj, i cili jeton dhe vepron jashtë Kosovës, ka shfrytëzuar një postim të deputetit Armend Muja për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Në komentin e tij, ai ka ofenduar kryeprokurorin e përkohshëm Blerim Isufaj, duke përdorur gjuhë të rëndë dhe fyese, e duke e cilësuar atë si “kondom të oligarkëve” dhe “zagar e jaran me Radojçiqin”.

Postimi i Racajt pasoi publikimin e disa dokumenteve lidhur me kompaninë Art Motion nga deputeti Muja. Në vend që të fokusohej në përmbajtjen e dokumenteve, Racaj zgjodhi të shënjestrojë personalisht kryeprokurorin Isufaj.

Ndryshe Blerim Isufaj, i lindur më 1 nëntor 1968 në Junik, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, pjesë e Brigadës së Agim Ramadanit.

Pas përfundimit të luftës, ai ka ndjekur një karrierë në sistemin e drejtësisë, fillimisht si jurist-praktikant dhe më pas si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë e Qarkut në Pejë. Më vonë, ka shërbyer edhe si këshilltar juridik i ish-Ministres së Drejtësisë, të ndjerës Nekibe Kelmendi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.