Mërgimtarët provokohen nga serbët në hyrje të Beogradit me mbishkrime “Kosova është Serbi”

Publikuar më:

Serbët kanë vazhduar me provokime ndaj mërgimtarëve që kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.

Në pamjet që një mërgimtar ka dërguar shihet mbishkrimi “Kosovo is Serbia”, që në shqip do të thotë “Kosova është Serbi”.

Mbishkrimi është vendosur në hyrje të Beogradit, përgjatë rrugës që kalojnë mërgimtarët për të ardhur në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës nga diaspora janë provokuar në shtetin serb, por ka pasur raste kur ata kanë rënë edhe pre e plaçkitjeve gjatë ndalesave në Serbi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.