Mehmetaj pasi çmimi i rrymës nuk u rrit në veri: Kurti ia dorëzoi sovranitetin energjetik Serbisë

Publikuar më:

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me faktin se komunat në veri, nuk do të kenë rritje të çmimit të rrymës.

Mehmetaj e ka akuzuar Kurtin se ia ka dorëzuar sovranitetin energjetik të kësaj pjese, Serbisë.

Postimi:

Ngritja e cmimit te energjise elektrike per Veri nuk vlen, sepse ato komuna funksionojne jashte sistemit te Kosoves…

Albin Kurti me marreveshjen ne Bruksel ia ka dorezuar Serbise sovranitetin energjetik te asaj pjese.

Atje shperndan fatura kompania shteterore e Serbise Elektrosever.

Militanti koketul kete dorezim e pati festuar si arritje.

Pervec ata shqiptaret e vitit 1912 kur te udhehequr nga Haxhi Qamili e kerkonin baben “me demek sulltanin” dhe e kundershtonin pavaresine, keta te VV-se jane te vetmit ne histori qe e kane festuar dorezimin e sovranitetit.

Njejte paten bere edhe me Marreveshjen e Brukselit/Ohrit.

Aty i jepet autonomi komunave me shumice serbe ne Veri dhe praktikisht konfederalizohet Kosova, ama Albin Kurti ne parlament thoshte “kjo eshte arritja me e madhe ne politiken e jashtme”.

Ka qene rrefim qindravjecar i shqiptareve se si fuqite e medha i kishim kunder e mbetem keshtu sic mbetem.

Po shihet tashme qe kjo ka qene nje rren e madhe.

Shqiptar si Albin Kurti jane pergjegjes per gjendjen e kombit. Te tille, fatkeqesisht, kemi pasur gjithmone.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.