Mehaj: Pas shpëtimit të fëmijës 2 vjeç, FSK po përpiqet ta shpëtojë edhe nënën nga rrënojat

Publikuar më:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është deklaruar pasi u raportua se ekipet e FSK-së kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë dyvjeçar.

Mehaj ka thënë se ekipet e FSK-së po bëjnë përpjekje maksimale për ta shpëtuar edhe nënën e fëmijës, që gjendet po ashtu në rrënoja.

“Ekipi i FSK-së ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare. Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë”.

“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë. Krenar me djemtë dhe vashat tona!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.