Mediat gjermane: Vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Publikuar më:

Vëllai i boksierit të vrarë, Besar Nimani, Berati, ka mohuar çdo përfshirje në incidentin e së mërkurës pranë gjykatës së Bielefeldit, ku mbetën të plagosur katër persona.

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild”, ai theksoi se familja e tij ka jetuar në ankth të vazhdueshëm që nga marsi i vitit të kaluar, kur Besari u ekzekutua me 16 plumba.

Por, disa pjesëmarrës në seancën gjyqësore vunë re se Berati dhe motra e tij u larguan nga salla përpara përfundimit të procesit.

Gjithashtu, sipas dëshmive të disa personave në vendngjarje, dyshja u panë duke u larguar me një veturë të zezë menjëherë pas incidentit.

Lexo po ashtuMotra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Andaj, kanë filluar hetimet nën dyshimet se Berati dhe motra e tij ishin të përfshirë në plagosjen e katër personave, raporton WDR.

Por, avokati i tij – Peter Wuller ka theksuar se klienti i tij mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe është i gatshëm të dorëzohet në ditët e ardhshme.

“Kam zhvilluar disa biseda me z. Nimani menjëherë pas incidentit në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja ligjërisht. Situata është ende e paqartë”, deklaroi Wuller.

“Pasi të kem një panoramë të plotë të rastit dhe të konsultohem me prokurorin, klienti im do të paraqitet në polici dhe do të dorëzohet”.

Ai shtoi: “Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me të shtënat jashtë gjykatës”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.