Mediat gjermane flasin për suksesin e kompanisë së Shahin Dervishajt – punë shembullore në rrugët e Gjermanisë

Publikuar më:

Gazeta gjermane Stimme.de LINKU ka publikuar një artikull për punën intensive që po zhvillohet në rrugën “Horkheimer Straße” në qytetin Flein, ku kompania e ndërtimit të udhëhequr nga Shahin Dervishaj, një shqiptar i suksesshëm nga Drenica, po kryen një ndër projektet më të mëdha të rehabilitimit rrugor.

Në një ditë me temperatura të larta verore, punëtorët e firmës janë të angazhuar me asfaltimin e rrugës, ku materiali i nxehtë prej 160 gradësh Celsius po vendoset përgjatë gjithë gjatësisë së saj. Më pas, shtresa e asfaltit forcohet me makineri të posaçme rrafshimi.

Pas katër muajsh punë intensive, projekti në këtë rrugë është drejt përfundimit. Sipas mediave gjermane, menjëherë pas përfundimit të pushimeve të Pfingst-it (pushime të njohura në Gjermani), do të hiqet devijimi i trafikut dhe autobusët do të rikthehen në itinerarin e tyre të zakonshëm.

Në këtë projekt janë përdorur 2000 ton zhavorr përgjatë një segmenti prej 380 metrash, që lidh rrugët Haigernstraße dhe Falterstraße. Shahin Dervishaj, drejtuesi i kompanisë, thekson se rruga ishte në gjendje shumë të rënduar, dhe kërkohej rindërtim i plotë. Janë ndërtuar edhe trotuare të reja dhe pjesa jugore e rrugës është zgjeruar me dy metra.

Po ashtu, është optimizuar e gjithë rruga, duke u ngushtuar në gjashtë metra, që sipas standardeve gjermane është gjerësia e zakonshme për rrugët nëpër vendbanime.

Ky projekt është një dëshmi e punës profesionale që kompania e Shahin Dervishajt po zhvillon në Gjermani, duke marrë vëmendjen dhe vlerësimin e mediave lokale.

Suksese të tilla janë dëshmi e kontributit të madh të mërgatës shqiptare në Evropë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.