Mbyllet klinika psikoterapike “Empatia” në Mitrovicë e ish deputetit të VV-së, vepronte me psikologe të rrejshme

Publikuar më:

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur përkohësisht klinikën “Empatia”, e cila ofronte shërbime psikoterapike në Mitrovicë.

Ish drejtoresha e Administratës në Komunën e Mitrovicës, Valmire Sylejmani, ka ngritur shqetësimin në publik, duke thënë  se kjo klinikë vepronte me psikologe të rrejshme.

Veriu.info mëson se themelues dhe pronarë të klinikës “Empatia” janë Fitim Uka, ish deputet i Vetëvendosjes, Arian Musliu, asistent në Fakultetin e Edukimit në në Universitetin e Prishtinës dhe Rrezarta Zhinipotoku Behluli, e njohur në publike si eksperte e arsimit dhe punëtorë e GIZ-it.

Ky rast ngre shqetësime serioze rreth mungesës së kontrollit institucional në fushën e shërbimeve psikologjike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me fëmijët. Thirrjet për inspektime më të shpeshta dhe transparencë nga ana e institucioneve janë në rritje, ndërsa qytetarët kërkojnë që shëndeti mendor i fëmijëve të mos lihet në duart e të papërgjegjshmëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.