Mbyllet depoja e Interex-it në Vushtrri, Inspektorati gjen mallra të skaduara dhe kushtet e rënda higjieno-teknike

Publikuar më:

Inspektorati sanitar ka zhvilluar një aksion në një depo të rrjetit të marketeve Interex në Vushtrri, duke e mbyllur një pjesë të san për shkak të kushteve të papranueshme dhe shkeljeve serioze të standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjienës.

Burime të “Jepi zë” nga Inspektorati bëjnë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur mallra me afat të skaduar, të cilat ishin të destinuara për kthim,

Mallrat pa afat do të asgjësohen nesër, shkruan “Jepi zë”.

“Kushtet ishin të tmerrshme: pa ventilim, muret dhe dyshemeja (keramikat) të dëmtuara, nyje sanitare (banjot) pa ventilim dhe erë e keqe që kundërmonte në ambient,” thonë nga inspektoriati për Jepi zë.

Kontrolli është kryer në prag të festës së Bajramit, në një kohë kur pritet shtim i furnizimeve dhe shitjeve, gjë që rrit rëndësinë e garantimit të sigurisë së produkteve në treg.

Inspektorati nuk ka dhënë ende detaje për masat ndëshkuese ndaj Interex-it.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.