Mblidhen paratë e nevojshme për shërimin e Donart Ahmetit, 4 vjeçarit nga Shupkovci

Publikuar më:

Është mbyllur aksioni për mbledhjen e parave për shërimin e Donart Ahmetit, 4 vjeçarit nga Shupkovci. 

Se paratë e nevojshme janë grumbulluar, ka njoftuar familja.

Njoftimi i familjes:

I informoj gjithë qytetarët dhe dashamirët se fal bamirësve është përmbyll mbledhja e fondeve për Donartin.

Jam mirënjohës ndaj të gjithëve që gjatë gjithë kësaj kohe më përkrahen moralisht e financiarsisht shumë qytetar për ta kaluar këtë sprovë për mua gruan dhe familjen time.
Me të vërtetë është mjaft e vështirë kur përballemi me situata të tilla kur të vetëm nuk mund tia dalim mbanë.
Falemnderoj Zotin e madhërishëm që gjatë këtyre javëve arritëm të mbledhim shumën për mjekimin dhe transplantin e qelizave për djalin tim Donartin.

Falemnderojë jashtëzakonisht shumë Iniciatorin e aksionit Labinot Tahiri i cili filloi aksionin për ndihmë të Donartit,Shoqatën Shoqëria e Bashkuar Prizreni në krye me Nuridin Hoxha që dhuruan shumën 25000 euro dhe përmbyllën aksionin,klubin Shqiponjat Iliriane në krye Sabedin Kaqanolli-Presidenti dhe Nebih Geci.
Poashtu falemnderojmë Iniciativën Zgjatma Dorën dhe vullnetarët e saj të cilët u angazhuan në aksionin për ndihmë të Donartit.

Në emrin tim dhe familjes Ahmeti i falemnderojmë të gjithë qytetarët në Kosovë dhe anë e mbarë globit që iu bashkangjitën apelit për ndihmë dhe kontribuan financiarisht që të dërgohet për shërim në Turqi djali im Donarti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.