Mbi 78 mijë të rinj në Kosovë nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë

Publikuar më:

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 janë popullsi në moshë pune.

Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se shkalla e personave joaktiv në moshë pune vazhdon të mbetet mjaft e lartë, 57 për qind.

Në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tre Mujorin e Dytë të vitit 2024 (TM2 2024) nga ASK thuhet persona jo aktiv nga mosha 15 deri 64 vjeç, arrin 613 mijë e 29 qytetarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 sa ishin 700 mijë e 565.

Sfidë tjetër po ashtu sipas ASK-së është edhe një fakt tjetër, 78 mijë e 457 të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë.

Ndërkaq, të punësuar në këtë periudhë (TM2 2024) sipas ASK-së janë 412 mijë e 482, derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 kanë qenë 420 mijë e 150.

“Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë (1 074 704) janë popullsi në moshë pune (85 960 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona aktivë ishin 461 mijë e 675 (8 862 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona joaktivë ishin 613 mijë e 29 (87 536 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona të punësuar ishin 412 mijë e 482 (7 mijë e 668 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona të papunësuar ishin 49 194 (1 193 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak)”, thuhet në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tre Mujorin e Dytë të vitit 2024.

“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (57,0 %), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (-2,8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet më tej në raport.

Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar 75 %, krahasuar me meshkujt 39,1%.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.