Mbahet takimi i parë i Bordit të përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe Veriut

Publikuar më:

Në objektin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Mitrovicën e Veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët, i cili u kryesua nga ministri ne detyrë Elbert Krasniqi në cilësinë e përfaqësuesit të Kryeministrit Albin Kurti. Në takim ishin të pranishëm edhe vetë Kryeministri Kurti, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari Arian Tahiri, si dhe anëtarët e bordit nga të dy komunat.

Ky bashkëpunim është i paraparë me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave, i cili përcakton themelimin e një Bordi të Përbashkët funksional ndërmjet komunave përkatëse, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve dhe ndërtimit të një qasjeje të integruar në qeverisje lokale.

Themelimi i këtij bordi ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut përfaqëson një model të ri të bashkëpunimit institucional, që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve në të dy anët e qytetit të ndarë.

Përmes koordinimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, Bordi i Përbashkët pritet të shërbejë si një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta. Ky mekanizëm gjithashtu kontribuon në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.

“Me përfaqësim të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim vlerësohet si një shembull i qeverisjes së mençur dhe i përkushtimit ndaj interesit të përbashkët të qytetarëve, pa asnjë dallim”, ka shmruan ministri ne detyrë Krasniqi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.