Një tërmet me magnitudë 4,4 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e të martës në Shqipëri, raporton A2 CNN.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 5:04, pranë Krujës, rreth 16 km larg Tiranës.
Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 5 km.
Tërmeti u shoqërua me disa paslëkundje, te magnitudës 2,2. Përgjatë ditëve të fundit, disa tërmete janë regjistruar në detin Jon, pranë brigjeve greke