Latifi: Amerika na shpëtoi nga gjenocidi, të nesërmen shqiptarët lëshuan mjekra vahabiste

Publikuar më:

Filozofi Blerim Latifi ka komentuar reagimet e një pjese të shqiptarëve të Kosovës ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

“Në vitin 1990 kur Serbia na shtypte në mënyrë brutale dhe pothuajse askujt në botë nuk i bëhej vonë për këtë, ne i bënim thirrje Amerikës që ta na shpëtonte nga terrori serb. Por kur erdhi fillimi i vitit 1991 dhe Amerika sulmoi Irakun, për të larguar nga Kuvajti, shumë shqiptarë të Kosovës haptas filluan të bënin tifo për fitoren e Sadamit”, tha Latifi.

Po ashtu, ai pastaj përmendi edhe ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë që e shpëtoi popullin shqiptar nga spastrimi etnik dhe krimet mizore të forcave serbe.

Megjithatë, Latifi thotë se menjëherë pas kësaj, plot “shqiptarëzi” lëshuan mjekrat si ekstremistë islamistë dhe filluan ta pështyjnë Amerikën.

”Tetë vite më vonë Amerika na shpëtoi nga gjenocidi, por të nesërmen e kësaj shumë shqiptarë lëshuan mjekrrat vahabiste dhe shkuan në xhami për ta sha e pshty Amerikën”, tha më tej profesori universitar.

”E njëjta poshtërsi dhe çoroditje morale po përsëritet edhe sot. Mjafton të endesh pak në rrjetet sociale për të pa sa shumë janë shqiptarzitë që shajnë e mallkojnë për llogari të Iranit, shtetit që nuk e njeh lirinë dhe pavarësinë tonë nga Serbia”, tha Latifi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.